LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë, në shtëpinë e tij u gjetën barna të kontrabanduara

Arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë, në shtëpinë e tij u gjetën barna të kontrabanduara
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të premten se Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas veprimeve hetimore ka arritur të sigurojnë informata dhe prova për  mallra/produkte pa banderola që dyshohet se gjenden në një lokacion/shtëpi.

Sipas njoftimit, në shtëpinë dhe barnatoren e të dyshuarit me inicialet SH.I., e cila gjendet afër me një barnatore, një ditë më parë është bërë inspektim/kontroll ku është hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës.


Të njëjtat dyshohet se kanë hyrë në formë të kontrabanduar, andaj janë evidentuar në procesverbalet e Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë konfiskuar në bazë të procedurave të tyre të punës.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari Sh .I., (1985), mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ nga neni 260 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari i lartcekur në cilësi të personit të dyshuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin, ku rezulton se i njëjti në muajin mars 2023 kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale.

“Me vendim të prokuror kujdestar, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori