LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 24-vjeçari në Suharekë, ishte nëntë herë i dënuar me burg

Foto: Ilustrim

Një 24-vjeçar me inicialet Q.Q raportohet se është arrestuar mbrëmë në rrugën “Reshtani” në Suharekë.

Policia njofton se i njëjti dyshohet për 12 vepra penale prej të cilave 11 “Vjedhje e rëndë” dhe një “Lëndim i lehtë trupor”.

“Kundër të dyshuarit Q.Q janë lëshuar dymbëdhjetë (12) Urdhëresa aktive nga Gjykata Themelore kompetente, prej të cilave nënte Urdhëresa për shqiptim të dënimit me burgim dhe tri urdhëresa për dërgim në seancë gjyqësore”, thuhet në komunikatën për media.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në  Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vite e një muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Kalo në kategori