LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 20-vjeçari, donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan (Video)

Arrestohet 20-vjeçari, donte të hidhte në erë katedralen e Shën Pietrit në Vatikan (Video)

Një bombë në zemrën e  krishtërimit, në Katedralen e  Shën Pietrit në Vatikan, në natën e Krishtlindjeve.

Ky ishte plani i një atentati terrorist që po organizonte një shtetas somalez me banim në qytetin e Barit në Itali.


Mohsin Ibrahim Omar, me një emër të dytë Anas Khalil dhe i njohur në rrjetet sociale me emrin Jusuf, është arrestuar nga antiterrorizmi italian pas një hetimi gati 1-vjeçar.

I radikalizuar në shkollën e islamizmit në Nairobi, 20 vjeçari është emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe punonte në një kooperativë pastrimi.

Në përgjimet telefonike, ambientale e në internet Mohsin Ibrahim Omar shprehet se “duhen vënë bomba në të gjitha kishat në Itali”.

“Kisha më e madhe ku është? Në Romë?”-pyet ai.

Mohsin Ibrahim Omar po organizonte një sulm terrorist  në katedralen e  Shën Pietrit në Vatikan.

“Ditën e Krishtlindjeve, është më mirë,”-shprehet ai. “Pasi të ketë ardhur Papa dhe është mbushur plot e plot me njerëz.”

Pas sulmit terrorist në Strasburg, pak ditë më parë, ku mbetën viktimë 5 persona, Mohsin Ibrahim Omar, në internet shprehej i gëzuar: “Ata që vrasin armiqtë e Allahut janë vëllezërit tanë.”

Somalezi ka mbërritur në Itali në nëntor të 2016. Ai ishte nën vëzhgimin e antiterrorizmit italian e të shërbimeve të inteligjencës i konsideruar si muhaxhedin, militant i ISIS, anëtar i një grupimi të armatosur që luftoi në Somali e Libi.

Në rrjetet sociale, Mohsin Ibrahim Omar shpërndante kopje të “Al-Naba”, revistës propagandistike të sulmeve të ISIS.

“Kush vritet për Allah nuk vdes kurrë,”-shkruante ai në profilet në rrjetet sociale.

Pas arrestimit, para autoriteteve italiane të drejtësisë 20 vjeçari është shprehur se nuk është një terrorist por “kur e kërkon Zoti e i shërben kauzës, duhen kryer vrasje”.

Ndaj këtij fakti ka reaguar dhe Ministria e Brendshme italiane, e cila ka informuar se rreth 30 mijë forca të rendit do të patrullojnë territorin italian në këtë periudhë festive e deri në 6 janar me një vëmendje të veçantë mbikëqyrjeje ndaj objekteve strategjike si seli diplomatike, institucionale, historike, fetare, stacione hekurudhore, porte e aeroporte. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori