LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë kryer një grabitje të armatosur

Arrestohen tre persona në Pejë, dyshohet se kanë kryer një grabitje të armatosur

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer një “grabitje të armatosur”, me datën 3 gusht në fshatin Raushiq të Pejës.

“Ju informojmë se me datën 3 gusht 2019, në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një ‘grabitje e armatosur’. Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, sipas viktimës derisa ishte duke udhëtuar me veturë e ka vërejtur një pengesë në rrugë i njëjti ndalon për ta larguar pengesën, aty kanë dalë të dyshuarit ku njëri nga ta kishte një armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro (dyqind e njëzet e gjashtë euro), dhe 100 ( njëqind) franga, duke u larguar në drejtim të panjohur.


Viktima e rastit është goditur disa herë nga të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, njësiti Rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 8 gusht 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë tre persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’. Nga këta dy persona janë ta mitur.

Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe për personin e mitur 24 orë, ndërsa për njërin nga personat e mitur është liruar në procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori