LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen nëntë persona në Pejë – vidhnin në mënyrë të organizuar në rajonin e Dukagjinit

Arrestohen nëntë persona në Pejë – vidhnin në mënyrë të organizuar në rajonin e Dukagjinit
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar për kryerjen e mbi 20 rasteve të vjedhjeve.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë grup i organizuar dhe janë udhëhequr nga dy persona. Ata janë nga fshatrat e Pejës dhe Istogut, transmeton Telegrafi.


“Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pa banuara, me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete të punës, makina për kositje të barit, pajisje te kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira ( Renta a Car). Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim të vjedhin te holla, ari dhe sende tjera te vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjte kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për më shumë, njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë, pas një punë operativo hetimore lidhur me disa raste Vjedhje të Rënda, që kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra këto të kryera në fshatin Vitomiricë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës, ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej 7 (Shtatë) personave të dyshuar, të organizuar mirë që kanë kryer këto vjedhje në bashkë kryerje. Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se Pejës dhe Istogut.

Në mesin e muajit Janar 2020 në Pejë respektivisht në rrugën Gani Kelmendi, të dyshuarit e arrestuar kanë pranuar se kanë vjedhur 150 shtylla të metalit nga një Objekt në ndërtim e sipër, 140 Bllazhujka, 4 kubik shtafne (shtylla të drurit) që shërbejnë për kulm të objektit dhe mjete tjera të punës. Ky grup i të dyshuarve i ka vjedhur këto sende te lartshënuara dy herë gjatë muajit Janar, duke i bartur sendet me veturë të marrur me qira (Renta a Car), dhe për këto vjedhje janë iniciuar 2 (dy) raste të vjedhjeve te rënda. Pasi që janë identifikuar dhe arrestuar, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit tek një i dyshuar tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga te dyshuarit. Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi. Në këto dy vjedhje te rënda kanë marr pjesë grupi i të dyshuarve të cilët janë organizuar që të kryejnë vjedhjet në pronën e viktimës.

Më datë 24.12.2020, i njëjti grup i te dyshuarve në fshatin Vitomiricë në shtëpinë e viktimës, kanë vjedhur 12 dritare të plastikes, të cilat 6 prej tyre ishin të montuara ndërsa të tjerat i kanë marrur në korridorin e shtëpisë. Te dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe të njëjtat ia kanë shitur një personi tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog. Dritaret e vjedhura janë gjetur tek blerësi dhe te njëjtat janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.

Në muajin tetor të vitit 2020 ky grup i të dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik, Komuna Pejë, kanë kryer 5 (Pesë) vjedhje te rënda, ku në të gjitha rastet kanë thyer shtëpia të pa banuara dhe kanë vjedhur mjete të punës si: TV, Llap top e 5 biçikleta. Të dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kanë kryer këto vepra penale dhe nga sendet e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta tek njeri i dyshuar në fshatin Zallq, Komuna Istog, të cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog.

Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi të pa banuara, me pronarë qe jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende të ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete të punës, makina për kositje të barit, pajisje të kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira ( Renta a Car). Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi që edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qëllim të vjedhin te holla, ari dhe sende tjera të vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjtë kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve.

Të dyshuarit kanë pranuar shumicën e veprave qe i kanë kryer dhe të njëjtit, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë.

Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre i ka caktuar masë alternative që të mos e lëshoj vendin. Dy personat e tjerë të dyshuar që kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.

Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi tjera që ndërlidhen me vjedhjet e rënda që dyshohet se i kanë kryer ky grup i organizuar me qëllim të zbulimit të rrethanave të këtyre rasteve.

Këta të dyshuar si grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona te njohur për Policin, kanë pranuar se kanë kryer vjedhje të rënda edhe në disa fshatra te Komunës se Klinës dhe të Istogut, gjatë vitit 2020, në data të ndryshme. Edhe në këto dy qytete kanë përdorur të njëjtat mënyra dhe vetura për kryerjen e vjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori