Policia indiane në Mumbai ka arrestuar katër persona për përfshirjen e tyre në një mashtrim në kriptovaluta, ndërsa lideri i grupit është ende në kërkim.

Sipas medieve indiane, ky grup kishte vjedhur nga përdoruesit 14 milionë dollarë nga kriptovaluta e quajtur Cashcoin, e cila u lansua vitin e kaluar me premtimin se do t’i dyfishonte paratë e investitorëve në dy muaj, përcjell Telegrafi.

Katër të akuzuarit kanë mbajtur takime në disa qytete në përpjekje për të joshur njerëzit të blinin kriptovalutën e tyre.

5 mashtrimet më të mëdha në historinë e kriptovalutave 5 mashtrimet më të mëdha në historinë e kriptovalutave

Vitin e kaluar Banka Kombëtare e Indisë ndaluar të gjitha bankat të ofrojnë llogari për aktivitetet e kriptovalutave. Megjithatë këto masa nuk kanë arritur dot të bllokojnë skemat në tregun e zi, ku në muajin tetor 2018, autoritetet indiane bllokuan një skemë mashtrimi [Ponzi] me kriptovaluta në vlerë prej 3 miliardë dollarësh. /Telegrafi/