Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) janë bërë një trend i nxehtë në ekosistemin e kriptovalutave dhe këto u shfaqen në dy vitet e fundit dhe mashtrimet nuk kanë munguar.
Shumica e tregjeve botërore financiare rregullohen rreptësisht duke mos lënë hapësirë për mashtrime, prandaj mashtruesit janë kthyer drejt inovacionit të kriptovalutave i cili nuk është i rregulluar ende, përcjell Telegrafi.
Anadaj, një mashtrues i kriptovalutave synon të nxisë investitorët të blejnë monedha false përmes parave tradicionale apo kriptovalutave të tjera.
PlexCoin
PlexCoin ndaloi aktivitetin në muajin dhjetor të 2017-së nën presionin e Komisionit Amerikan për Bursat dhe Letrat me Vlerë (SEC) si rezultat i një padie në drejtim të themeluesi Dominic Lacroix i cili ka mashtruar shumë investitorë amerikanë dhe kanadezë.
Në padi thuhej se ai kishte premtuar fitime astronomike prej 1,354 për qind dhe përdorur një grup ekspertësh për t’i siguruar legjitimitet projektit dhe fshehur krimet financiare.
SEC ka ngrirë 15 milion dollarë e grumbulluara nga ICO. Lacroix përfundoi në burg dhe PlexCoin u gjobit me 100 mijë dollarë.
Benebit
Benebit pretendonte se përdor sistemin Blockchain për të unifikuar programet e besnikërisë së konsumatorëve.
Kjo ICO në pamje të palë dukej se nuk kishte asnjë problem legjitimiteti dhe kanali në Telegram kishte 9,000 anëtarë dhe buxhet marketingu prej 500 mijë dollarësh.
Me një ‘letër të bardhë’ serioze dhe mijëra dollarë të mirë shpenzuar në marketing, ekipi i Benebit arriti të joshë investitorët.
Përllogaritjet ndryshojnë por thuhet se ato kanë vjedhur të paktën 2.7 milionë dollarë.
Opair
Një komunitet i motivuar investitorësh të cilët hodhën para në Opair dhe Ebitz ende edhe sot përpiqen të identifikojnë zhvilluesin i cili njihet ndryshe vetëm si Wasserman dhe është truri i ICO-së që vodhi 388 Bitcoin.
Opair promovonte një sistem kartash debiti të decentralizuara duke përdorur monedhën e saj XPO.
Përdoruesit zbuluan se profilet LinkedIn të ekipi të Opair ishin të rreme, por jo përpara se të vidhnin 190 Bitcoin në vitin 2016.
OneCoin
OneCoin ka qenë vazhdimisht subjekt hetimesh në 18 muajt e fundit. Zyrtarisht e shpallur si skemë ponzi në Indi në vitin 2017, ku kompania u gjobit nga autoritetet Italiane me 2.5 milionë euro.
CoinTelegraph kishte paralajmëruar investitorët të qëndrojnë larg kësaj skeme. Madje nuk kishte një regjistër publik dhe zyrat qendrore në Bullgari u bastisën në Janar ku u konfiskuan disa serverë.
Gjatë vitit 2016, u konfiskuan plotë 30 milionë dollarë.
Bitconnect
E akuzuar prej kohësh si skemë ponzi, Bitconnect vijoi operacionet deri në muajin janar 2018 kur ngjalli kureshtjen e autoriteteve amerikane.
Përdoruesit këmbenin Bbitcoin për Bitconnect Coin në platformë dhe atyre u premtoheshin fitime astronomike.
Kompania madje kishte një program kredie ku përdoruesit mund të merrnin kredi.
Thuhet se përdoruesit kanë humbur 700 mijë dollarë nga kjo platformë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën