LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen hakerët që vodhën 2.4 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave përmes kartelave SIM

Arrestohen hakerët që vodhën 2.4 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave përmes kartelave SIM

Agjencitë e rendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar një skemë masive të hakimit të kartave SIM dhe një prej arsyeve kryesore të kësaj skeme ishte vjedhja e kriptovalutave.

Agjentët federalë kanë arrestuar nëntë persona të cilët akuzohen për mashtrime dhe vjedhje të identitetit, ku nga shtatë sulmet e kryera janë vjedhur 2.4 milionë dollarë në vlerë të kriptovalutave, përcjell Telegrafi.

Grupi i quajtur “The Community” transferonte numrat e telefonit në karta SIM që i posedonin dhe i përdornin më pas për të marrë nën kontroll llogari online të cilat përdornin verifikimin me dy faktorë. besohet se ka orkestruar.

Vlera e Bitcoinit vazhdon të rritet, tejkalon kufirin prej 7 mijë dollarësh
Lexo po ashtu Vlera e Bitcoinit vazhdon të rritet, tejkalon kufirin prej 7 mijë dollarësh

Siç duket dënimet për hakimin e kartave SIM mbeten ende një tregim, ku vetëm kohët e fundit kanë filluar të jepen dënime të kësaj kategorie dhe të fundit mund të shërbejnë si një precedent për rastet e ardhshme. /Telegrafi/