LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy zyrtarë shëndetësor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohen dy zyrtarë shëndetësor për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Foto: Arkiv

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 19.11.2018, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësim në detyrë’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
Lexo po ashtu Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

“I dyshuari Sh. S. viti i lindjes 1981, m/k/sh, në cilësinë e inspektorit farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, pasi dyshohet se ka bërë zotime të mjeteve për avance për zyrtarët e AKPM-së. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, janë bërë zotime në kundërshtim me ligjin, pa pasur aprovimet paraprake dhe nuk ka fare dokumentacion që arsyetojnë zotimin e mjeteve. Shuma e këtyre avanceve është: 1,127,499.00 € (një milion e njëqind e njëzetë e shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë).


Ndërsa e dyshuara N. (Sh.) F. viti i lindjes 1981, f/k/sh, në pozitën e u.d. shef i Personelit në Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, në cilësinë e zyrtares zotuese alternative për AKPPM-në, nga data 28.03.2014 deri 17.12.2014 ka kryer zotimet e mjeteve në shumën 99,415.00 € (nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë). Për zotimet e realizuara nga e dyshuara gjithashtu mungojnë aprovimet paraprake dhe nuk ka fare dokumentacion që e arsyeton zotimin e këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin për media.

Arrestimi i zyrtarëve në MSH, flet ministri: Do të jemi të pakompromis në luftimin e korrupsionit
Lexo po ashtu Arrestimi i zyrtarëve në MSH, flet ministri: Do të jemi të pakompromis në luftimin e korrupsionit

Këto mjete të zotuara nga të dyshuarit më pas i ka tërhequr nga banka i dyshuari M. S., i arrestuar nga Policia e Kosovë më 28.03.2018.

Pas intervistimit personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore-Prishtinë dërgohen në ndalim për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori