Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Drenas, për shkak se të njëjtit kishin goditur me thikë një person.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/