LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i lehonës në Shkodër bashkon gratë deputete të PS-së dhe PD-së në Kuvend, kërkojnë lirimin

Arrestimi i lehonës në Shkodër bashkon gratë deputete të PS-së dhe PD-së në Kuvend, kërkojnë lirimin

Arrestimi i 25-vjeçares në Shkodër vetëm tetë ditë pas kishte lindur fëmijë e saj ka sjellë debat në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e cilësoi ngjarjes shumë të rëndë dhe në shkelje të hapur të kodit penal.


“Kërkoj të jemi të gjithë bashkë të shtojmë në rendin e ditës një kohë për një debat lidhur me një ngjarje të rëndë për burgosjen e një nënë dhe ndarje në mënyrë të dhunshme nga foshnja shtatë ditëshe”, tha deputetja.

Nëna lehonë e burgosur në Shkodër, avokatja: Dënimi të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç
Lexo po ashtu Nëna lehonë e burgosur në Shkodër, avokatja: Dënimi të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç

“Është ngjarje e rëndë, si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal që nuk lejon burgosjen një nënë që ka një fëmijë nën 1 vjeç. Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim. Sot krimi është rrugëve, ndërsa arrestimi i saj është në shkelje të plotë të kodit penal”, tha Çupi.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka e cila u shpreh se ky është një shqetësim që nuk mund të lihet pa u diskutuar por pa e politizuar.

“Bashkohemi me shqetësimin që një nënë lehonë është e burgosur duhet të bëjmë gjithçka na takon si kuvend. Dua t’i bëj thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë shqyrtimin e çështjes në fjalë dhe të kenë kujdes në çështje të tilla”, tha Bushka.

Ndërkohë edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u ndal gjatë fjalës së saj në Kuvend këtë të enjte dhe te rasti i nënës lehonë në Shkodër, e cila u arrestua për një gjobë të papaguar.

Spiropali kërkoi nga organet e drejtësisë që nëna të lirohet në mënyrë të menjëhershme dhe apeloi që të niset një hetim në lidhje me rastin.

“Dua të them këtu në Kuvend ashtu siç kam deklaruar, nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë po reagova dje për çështje, thashë që Diana Bahçja duhej liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Dhe unë nuk kuptoj se cili prokuror apo gjykatës kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet si IKD dhe KLGJ, të përshpejtojnë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë në shtëpi. Gjykatësi duhet ta lirojë dhe institucionet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë një analizë sistemike, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për raste të tjera”, tha Spiropali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori