LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut përball deputetët në Kuvend

Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut përball deputetët në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Seanca e jashtëzakonshme do të nisë në orën 11:00.


Një ditë më parë kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK.

Në njoftim bëhet e ditur se Krasniqit i është ndërprerë marrëdhënia e punës me efekt të menjëhershëm.

Gjykata Themelore në Prishtinë ndryshe ditë më parë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. /Telegrafi/