Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të arratisjes së personit të privuar nga liria.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të premten në ora 21:00.


“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/