LAJMI I FUNDIT:

“Arpagjik’t” akuzojnë kryetarin e Lirisë për kurdisje të ndeshjeve, e fajësojnë për rënie nga Superliga

“Arpagjik’t” akuzojnë kryetarin e Lirisë për kurdisje të ndeshjeve, e fajësojnë për rënie nga Superliga
Foto: Arapagjik't/Facebook

Tifozët e Lirisë, “Arpagjik’t” po e akuzojnë kryetarin e Lirisë, Besart Islamajn, se kishte shitur ndeshje në sezonin 2018/19.

Sipas tifozëve të klubit nga Prizreni, shitja e ndeshjeve në edicionin e kaluar nga kryetari aktual, bëri që skuadra të binte nga liga.


“Arpagjik’t” veçanërisht kanë cekur përballjen në mes të Lirisë dhe Drenicës dhe ndikimin e Ballkanit në këtë takim që ndeshja të kurdisej.

Për më shumë, tifozët kanë shkruar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’ se Islamaj u kishte kërkuar lojtarëve që ta lëshonin lojën, mirëpo disa prej tyre që kanë refuzuar, nuk janë më pjesë e klubit.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”:

Gjithmonë për klub dhe për persona qe i’a mendojnë të mirën klubit – Arpagjik’t asnjëherë nuk do mbesin ombrell e së keqes

I kërkojmë falje Prizrenit dhe anëtarëve tonë që i kemi humbur për besimin ndaj këtij personi.

Besimi jonë për këtë njeri ka qenë vetem për ni arsye sepse klubi nuk ishte i kapur politikisht

Më poshtë kemi disa nga pikat kyqe se pse duhet dhënë dorëheqje kryetari bashkë me kryesi (nëse ekziston një e tillë)

  1. Deri sa Liria vite me radhë ishte në Superligë me një ekip solide kah mesi i tabelës madje duke provuar edhe kreun menjëher pas 1 sezoni ndryshimeve në kryesi, klubi bie nga SUPERLIGA ku nuk ka arsyetim (e pa tolerueshme për të gjithë, jo vetëm Prizrenin)

2.Shfrytëzimi që na është bëre deri në momentin që e kemi mbështetur publikisht dhe kërkesa për financim te i pari i komunës.

  1. Ndryshimi i fjalëve të kryetarit për lojtarin Besart Islamaj që na ka cekur qe mos ta pranojmë në klub sepse na ka tradhtuar në vitin që lam pas ndërsa ai sot është në klub me preteksin që treneri e ka kerkuar mirëpo ne e kemi kontaktuar trenerin ku ai ka qenë shumë i kjart: se njoh dhe se kam përcjellur kurrë (Asgjë personale me Besartin mirëpo klubi mbi të gjithë)
  2. Premtimi për përzgjedhjen e kapitenit të cilin na ka besuar neve ndërsa prap ai e ka perzgjedhur me drejtorin sportiv te vet shpallur dhe bordin qe ai e permend (nese egziston një e tillë? ) .
  3. Pretendimi se është tradhëtuar në vitin që lam pas kurse këtë sezon na beson vetëm neve ku gjithashtu do ta kemi një njeri tonin në bordin e klubit gjë që deri më tani as qe ka ndodhur dhe na është thënë edhe nëse ndodh do të jetë pa të drejtë vote ??
  4. Në vitin qē lëmë kryetari i klubit ju ka mbetur borgj nga ni muaj 7-8 lojtarve vendor disa prej tyre nuk i’u pagua as rruga e premtuar nga vet kryetari ku ata kengetar të cilët na solli u paguan deri në centin e fundit.
  5. Ndeshja Liria – Drenica dhe ndikimi i klubit Ballkani në këtë ndeshje ku disa prej lojtarve vendor qe nuk i’u binden fjalëve të kryetarit per ta lëshuar lojën nuk janë më pjesë e klubit sot të cilët ne i falenderojmë për gjestin e bëre. Sa para u morren ketu dhe qka ishte pazari konkret ??

8.Mos reformimi i shkollës së futbollit pas përfundimit të edicionit 2018-2019 përkundër rrezulltateve të dobëta e të gjitha kategorive në ligën rajonale si dhe kadetëve ne garat kampionale ku të gjithë e dim që shkolla e futbollit LIRiA ishte vatër e nxerrjes së talenteve.

9.Anashkalimi i lojtarëve vendor cilësor si Gjeraj, Karahada , Gashi, Mustafa dhe ofrimi i disa emrave jo premtus.

10.Shkapërderdhja e ekipit të femrave i cili në edicionin që lam pas luajti rol të rëndësishem në kampionat dhe ishte në gjysemfinale të kupës së Kosovës.

  1. Mosangazhimi për sponzor dhe pritja vetëm e fondit nga komuna.

Bëjmë thirre te të gjithë sportdashësit, ish lojtarët dhe biznet e në vecanti te antarsia/kuvendari të organizohet dhe nami i Lirisë të kthehet sepse Prizreni e në veqanti Liria nuk e meriton këtë.

Është e domosdoshme dorëheqja juaj – bëje vetë mos na prit të vim ne.

Kryesia Arpagjik’t. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori