LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric me Burnleyn e tij siguron rikthimin në Ligën Premier

Aro Muric me Burnleyn e tij siguron rikthimin në Ligën Premier

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të Championshipit anglez, Burnley ka kompletuar misionin për rikthimin në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier, dhe kjo edhe fal paraqitjeve fenomenale të portierit Arijanet Muric.

Burnley ka arritur fitore të madhe si mysafir i Middlesbrought me rezultat 2-1, fitore që matematikisht ia siguron rikthimin në Ligën Premier.


Aktualisht skuadra e drejtuar nga trajneri Vincent Kompany, ku luan edhe portieri Arijanet Muric janë të parët në tabelë me 87 pikë pas 39 ndeshjeve, derisa kanë 19 më shumë se Luton që ndodhet në pozitën e tretë, por që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kësisoj Burnley pas një edicioni të jashtëzakonshëm rikthehet pas një viti në elitën e futbollit anglez dhe tani i mbetet vetëm të siguroj edhe pozitën e parë, pasi si vendi i parë ashtu edhe ai i dyti ngjiten direkt në Ligën Premier.

Merita jashtëzakonisht të mëdha në rikthimin e Burnleyt në Ligën Premier ka portieri kosovar Arijanet Muric, i cili këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm.

24-vjeçari ka mbrojtur në 37 ndeshje në Championship, duke pranuar 29 gola, por që ka mbajtur në 16 sfida portën e pa prekur.

Pasi kanë siguruar zyrtarisht rikthimin në elitë, Burnley është në rrugë të mirë të shpallen edhe kampion në Championship, pasi kanë 11 pikë më shumë se Sheffield United që ndodhen në vendin e dytë.

Pikërisht ndeshjen e ardhshme Aro Muric me bashkëlojtarët e tij luajnë derbin ndaj Sheffield United, ku fitorja do t’i afronte ata edhe më shumë drejt titullit kampion në Championshipin anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori