LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger mesazh mbështetës për vëllezërit Klitschko: Ju jeni heronjtë e mi

Arnold Schwarzenegger mesazh mbështetës për vëllezërit Klitschko: Ju jeni heronjtë e mi

Arnold Schwarzenegger ka dërguar një mesazh mbështetjeje për ish-boksierët e peshave të rënda, Vitali dhe Wladimir Klitschko, ndërsa vëllezërit përgatiten të bashkohen në luftën për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi nga Rusia.

Rusia nisi një pushtim ndaj Ukrainës para agimit të së enjtes (24 shkurt), me urdhër të presidenti rus Vladimir Putin.


Vitali, i cili ka qenë kryebashkiak i Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, që nga viti 2014, konfirmoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bashkohej me luftën pasi trupat ruse duket se po mbyllen në qytet.

Foto: Twitter

Vëllai i tij më i vogël Wladimir ishte regjistruar tashmë si pjesë e ushtrisë rezervë të atdheut të tij në fillim të këtij muaji.

Schwarzenegger, një mik i vëllezërve, bëri një postim mbështetës në Twitter, pasi dëgjoi se ata do të bashkohen në luftë, duke i përshkruar ata si “heronj”.

“Viatli dhe Wladimir Klitschko, po mendoj për ju, miqtë e mi, Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe ju jeni heronjtë e mi tani”, shkroi në postim ish-guvernatori i Kalifornisë.

Ndërkohë, aktori tashmë kishte shprehur mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës në një shkrim të postuar në Instagramin e tij.

“Mendimet e mia janë me popullin ukrainas. Më është kërkuar të bëj disa intervista, por besoj se lajmet duhet të vazhdojnë të fokusohen në atë që po ndodh në terren – në tragjedinë që na ka thyer zemrat dhe në guximin e popullit ukrainas që na ka frymëzuar”, tha 74-vjeçari.

“Unë nuk jam ekspert i politikës së jashtme, kështu që do t’ua lë analizën njerëzve më të zgjuar se unë. Unë e di se si është të rritesh pas një lufte, në një vend të pushtuar dhe e di se në luftë dhe pas kësaj, askush nuk fiton, të gjithë vuajnë. Lufta ka një mënyrë për të thyer fituesit së bashku me humbësit. Unë kam miq dhe tifozë ukrainas dhe kam miq dhe tifozë rusë. Me sa mund të them, asnjëri prej tyre nuk e dëshiron këtë”, tha ndër tjera Schwarzenegger. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori