LAJMI I FUNDIT:

Armond Morina: “Familja Moderne” mbetet familja e dytë e imja

Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Aktori i njohur shqiptar, Armond Morina, ka një karrierë shumëvjeçare në aktrim.

Ai njihet për rolet e tij të shumta në teatër, filma dhe seriale, ku kryesisht dominojnë rolet e tij të zhanrit komedi.


Rasti i fundit ku publiku pati mundësinë ta shohë është filmit aksion/komedi “Adnan Kafazi”, i cili u dha premierë pak javë më parë në kinemanë ‘Cineplexx’ në Prishtinë.

Shfaqja e filmit “Adnan Kafazi” në Cineplexx (Foto: Cineplexx Kosovo/Facebook)

Në një bisedë për Telegrafin, Morina tregoi se roli i tij në këtë film ka qenë pak më ndryshe nga sa publiku e ka njohur më parë prej roleve të tjera.

“Komedia është një zhanër shumë spirituoz, aty nëse nuk arrihet efekti – atëherë nuk e ke arritur. Unë kam pasur shumë eksperiencë në komedi, edhe pse te ‘Adnan Kafazi’ jam bukur një rol dramë, një vrasës – jam jo shumë komik në këtë film”, ka thënë Armond Morina për Telegrafin.

Armond Morina (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pavarësisht viteve, dy nga rolet e tij ikonike mbeten ato në hit-serialet vendore “Familja Moderne” dhe “Kombinati”.

I pyetur mbi eksperiencën në serialin “Familja Moderne” dhe nostalgjinë për atë kohë, Morina tregoi se patjetër që e ndjen, pasi kastin e familjes e konsideron si “familje të dytë”.

“Ne e kemi parë impaktin që e ka bërë ‘Familja Moderne’, e ka sjellë një produkt të ri, siç po e bjen tani ‘Adnan Kafazi’, një zhanër të ri. Patjetër që kam nostalgji, 10 vjet janë bërë me ‘Familjen Moderne’, ajo është familja e dytë e imja”, theksoi Armondi.

Armond Morina gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Megjithatë, ai nuk mendon se këto role janë identifikuese të tij në karrierën si aktor, pasi ka pasur edhe plot role të tjera të tij, që kanë lënë gjurmë ndër vite.

“Jo shumë, ka pasur masandej role e role në teatër dhe film. Tani prodhimi i shpeshtë edhe ia humb, sepse me lujt shumë gjatë, është edhe rreziku normalisht”, tha Morina.

Armond Morina dhe Arta Muçaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktori i cili ushtron edhe profesionin e profesorit të aktrimit në Akademinë e Arteve, tha për Telegrafin se mundohet që t’ua bëjë të ditur studentëve se një aktor i mirëfilltë i ditëve të sotme, nuk ka zhanër.

“Unë edhe kur kam shpjeguar aktrim në orët e aktrimit kam thënë që aktori moderne sot nuk ka më zhanër, ai duhet të jetë i përgatitur që të luajë nga ‘Hamleti’ e deri te ‘Kombinati’, te ‘Familja Moderne’, të gjitha duhet t’i luajë”, përfundoi Armond Morina.

Në filmin e fundit në të cilin ai është pjesëmarrës, “Adnan Kafazit”, aktorit Morina i është besuar një prej roleve kryesore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori