Pak javë më parë, blogerja Armina Mevlani e nisi sezonin veror me një set fotosh me bikini në bregdet, ku ekspozonte linjat e saj super në formë. Në fotot e shkrepura në brigjet shqiptare, Armina shkruante: “Një projekt i ri. Së shpejti!”.
Ish-miss Albania i ka realizuar fotot e reja me fotografin Endrit Mertiri. Së fundmi është komentuar edhe për planet për martesë me partnerin e saj prej gjashtë vitesh, Shkëlzen Berishën. Shkak për këtë u bë komenti i blogeres së njohur shqiptare, për look-n e Meghan Markle në dasmën mbretërore me princin Harry.
Ndërkohë, sa i takon karrierës profesionale, ajo po shijon suksesin e radhës, pasi, së fundmi, është përzgjedhur si ambasadore e “Moet & Chandon”. Armina e dha vetë lajmin, ndërsa u shpreh: “Ndaj me ju lajmin e lumtur. ‘Moet Society’ më ka përzgjedhur si një ndër blogeret përfaqësuese të saj. Kjo pije e mrekullueshme më ka shoqëruar në evente shumë të lumtura, ashtu sikurse edhe sot e siç do vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë. Rrugëtimi im fillon në fund të muajit maj në udhëtimin e parë, për t’u pësuar me udhëtime të tjera përgjatë vitit. Kjo pije do të më çojë në eksplorimin e vendeve dhe eventeve shumë të bukura, të cilat unë do t’i ndaj me ju shumë shpejt!”, shkruante Armina.
Nuk ka vonuar që gjithçka të bëhet realitet shumë shpejt, me ndalesën e saj në Francë. Blogerja shqiptare si ambasadore e firmës ndodhet në Paris në disa prej festave më të rëndësishme. Për “Panorama Plus” Armina rrëfen këtë aventurë të re të klasit të lartë, jashtë kufijve të Shqipërisë, darkat private që po shijon pa praninë e Shkëlzenit, si ndikojnë këto udhëtime në lidhjen e saj, planet për dasmën dhe ku i gjen paratë që shpenzon në udhëtimet luksoze që bën:
Kemi parë disa postime të tuat nga Parisi, për çfarë projekti ndodhesh aty?
Po, ndodhem në Paris tani në evente shumë të rëndësishme të organizuara nga “Moet”. Si ambasadore, kam ndjekur nga afër ndeshjet më të rëndësishme të tenisit të Roland Garros (në të cilat është fat të jesh), kam qenë në restorantet me yje të Parisit, darka private me yje, Michelin e “Moet”-it në kështjellë, etj..
Të shoqëron partneri, Shkëlzen Berisha, në këtë udhëtim në qytetin e dashurisë?
Jo, sepse jemi një grup vajzash blogere dhe grupi i “Moet”-it.
Nga ana tjetër, je duke shijuar një histori dashurie prej gjashtë vitesh me djalin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, me të cilin bashkëjetoni. Kjo jeta luksoze që bën si blogere, ta shton dëshirën për t’iu rikthyer beqarisë?
Jo, fare. Jam shumë e lumtur në çift me Zenin. Ku ka gjë më të bukur se të jesh me dikë që do dhe të mbështet apo e mbështet!
Nisur nga postimet në “Instagram”, një komentues shkruante: “Kapardisu me lekët e popullit se herët a vonë Zoti nuk harron!”. Si do i përgjigjeshe?
Përgjigjja ime, si për të dhe për të tjerët, është se, të them të drejtën, i gjithë eventi ka qenë i organizuar nga “Moet & Chandon” dhe meqë nuk e kuptojnë, mund t’ua sqaroj që puna ime ësh-të e lidhur pikërisht me këtë gjë, reklamimin e brandeve. Dhe ashtu si darkat, ky udhëtim e shumë të tjerë organizohet nga vetë firmat dhe financohen nga vetë ata.
Meqë keni gati 6 vjet bashkë me Shkëlzenin, kur planifikoni të ngjiteni në altar, pra, të bëhesh zyrtarisht nuse në familjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha?
Dasmën tonë mund ta organizojmë pas dy vjetësh, sepse s’kam vendosur asgjë realisht ende.
/Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë