Në gjashtë raste të ndara, Policia në veri të vendit gjen armë, municion, granatë dore dhe mjete të tjera ilegale

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, në vazhdën e pranimit të informatave nga ana e qytetarëve, me datën 16.04.2026, në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut konkretisht në fshatin Banovë dhe Prevllak kanë gjetur armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale.


Më poshtë i keni rezultateve e ndërmarra nga veprimet policore duke kryer kontroll në rastet si në vijim:

RASTI I

Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi të pabanuar, janë gjetur dhe janë sekuestruar:

- 4 pushkë të ndryshme,

- 3 radio lidhje,

- 1 kamerë,

- 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

RASTI II

Njësitë policore kanë kryer kontroll në një shtëpi, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

- 1 pushkë pa leje,

- 3 fishekë.

Në këtë lokacion është hasur personi M. R. (1972) i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’.

RASTI III

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi tjetër të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

- 1 armë AK-47,

- 3 karikatorë,

- 88 fishekë të armës së gjatë,

- 1 granatë dore M75 (prodhim jugosllav).

Rasti IV

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

- 1 armë AK-47

- 19 fishekë

Rasti V

Njësitë policore gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

- 1 pushkë M48 (e çmontuar)

- 1 pushkë të gjuetisë

- 33 fishekë

Rasti VI

Njësitë policore gjatë kontrollit në një hambar kanë gjetur dhe kanë sekuestruar:

- 1 mekanizëm i armës së gjatë M-48,

- thikë – bajonetë,

- uniforma ushtarake.

Në vendin e ngjarjes, në rastin III, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë policinë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192. /Telegrafi/