LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja i dërgon mesazh Aubameyangut pas zgjidhjes së dilemës rreth të ardhmes

Armando Broja i dërgon mesazh Aubameyangut pas zgjidhjes së dilemës rreth të ardhmes

Armando Broja ka mirëpritur Pierre-Emerick Aubameyang në Chelsea pasi ndikimi i tij nga bankina ndihmoi për të siguruar një fitore të rikthyer ndaj West Ham.

Gabonezi e ndoqi ndeshjen nga tribuna të shtunën teksa sulmuesi shqiptar, Mason Mount, Kai Havertz dhe Ben Chilwell siguruan që një tjetër humbje shokuese të shmangej me një fitore të vonë ndaj rivalëve të tyre londinez në “Stamford Bridge”.


Duke folur pas ndeshjes, Broja tha se mezi pret të mësojë nga nënshkrimi prej 12 milionë eurosh nga Barcelona.

Zyrtare: Armando Broja zgjatë kontratën me Chelsean deri në vitin 2028
Lexo po ashtu Zyrtare: Armando Broja zgjatë kontratën me Chelsean deri në vitin 2028

“Ai është një lojtar i madh”, u tha gazetarëve talenti shqiptar. “Ai ka bërë shumë në karrierën e tij deri më tani dhe tani ai ka ardhur në Chelsea mund të mësoj shumë prej tij”.

“Ai e ka bërë këtë në Arsenal dhe Barcelonë, kështu që ai është një përforcim i mirë për klubin dhe ekipin dhe ai duket si një djalë shumë i mirë”.

“Jam i emocionuar të mësoj prej tij dhe disa gjëra që ai ka mësuar. Është mirë të kesh atë konkurrencë në ekip”, potencoi Broja.

Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë
Lexo po ashtu Pronari i Chelseat me revolucion në kontratat e lojtarëve - diçka që nuk është parë në Ligën Premier, por as në Evropë

Ndikimi i reprezentuesit të Shqipërisë erdhi menjëherë pas nënshkrimit të një kontrate të re gjashtëvjeçare në Londrën perëndimore. Kundërshtarët e së shtunës, West Ham, u refuzuan një ofertë prej 35 milionë euro për sulmuesin këtë verë.

Broja tani është gati të lërë pas spekulimet e transferimeve dhe beson në aftësinë e tij për të luajtur për klubin që ka mbështetur që kur ishte djalë.

“Ju shihni spekulime në lajme, por unë jam këtu tani në Chelsea dhe kam nënshkruar kontratën time, kështu që jam i lumtur që jam në këtë klub të mrekullueshëm”. shtoi ai.

Të gjitha lajmet nga Armando Broja
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armando Broja

“Unë kam qenë gjithmonë një djalë me vetëbesim, kështu që është e rëndësishme ta mbaj këtë dhe të mbetem i sigurt”.

“Për mua, ndihem sikur mund ta ndihmoj shumë ekipin. Do të bëj më të mirën në fushë dhe jashtë saj në çdo mënyrë që të mundem. Besoj se mundem”, vazhdoi Broja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori