ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Armando Broja po kalonte një moment të shkëlqyer me Vitessen në Holandë deri para ndeshjeve të kombëtareve.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me gola dhe asistime, duke bërë që skuadra e tij të rivalizonte Ajaxin në krye të tabelës në Eredivise.


Pas një lëndimi që nuk e lejoi të luante për Kombëtaren, sulmuesi i talentuar u rikthye përsëri te Vitesse, aty ku ishte titullar në ndeshjen e djeshme ndaj Groningen.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo e djeshmja nuk ishte dita e Brojës, me sulmuesin e Shqipërisë.

Armando Broja

Talenti i Chelseat që është i huazuar tek skuadra holandeze Vitesse është bërë viral në rrjetet sociale me një rast të artë që ka humbur ndaj Groningenit.

Broja kaloi bukur portierin kundërshtar në minutën e 63-të, por goditja e tij shkoi lart mbi portë edhe pse porta ishte e gjitha e zbrazët.

Broja e kishte e të pamundur t’iu besonte syve për rastin që humbi. Kaq mjaftoi që në internet të fillojë të qarkullojë me shpejtësi video e rastit të humbur, ku nuk kanë munguar as talljet nga rivalët.

Gjithsesi kjo ndeshje përfundoi pa fitues me rezultatin e barabartë 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app