LAJMI I FUNDIT:

Armand Duka zyrtarizon ri-kandidimin për kryetar të FSHF-së

Armand Duka zyrtarizon ri-kandidimin për kryetar të FSHF-së

Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, po kërkon edhe mandatit e pestë në krye të futbollit shqiptar.

Armand Duka ka zyrtarizuar tashmë ri-kandidimin e tij për të vazhduar të jetë i pari i FSHF-së.


Zyrtarizimin e ri-kandidimit të tij për të qenë kryetar i FSHF-së, Duka e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe objektivat për të ardhmen.

Gara për kryetarin e FSHF-së pritet të zhvillohet ndërmjet Dukës dhe deputetit Fino
Lexo po ashtu Gara për kryetarin e FSHF-së pritet të zhvillohet ndërmjet Dukës dhe deputetit Fino

Ndryshe, zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më datë 7 shkurt në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

Letra e plotë e Armand Dukës:

SË BASHKU PËR FUTBOLLIN  

“Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar ri-kandidimin tim në rolin e Presidentit të këtij institucioni.

“Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka”

/Telegrafi/