LAJMI I FUNDIT:

Arlind Ajeti flet për rikthimin te Shqipëria, sfidat dhe objektivat e kombëtares

Arlind Ajeti flet për rikthimin te Shqipëria, sfidat dhe objektivat e kombëtares
(Foto: fshf.org)

Kombëtarja e Shqipërisë ka filluar grumbullimin zyrtar për ndeshjen e parë eliminatore, të vlefshme për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ që e zhvillon në udhëtim ndaj Andorrës.

Nga grumbullimi në Barcelonë, ditën e sotme (e hënë) ka dalë në konferencë për shtyp Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi, i cili rikthehet në skuadrën kombëtare pas një shkëputje të gjatë, nuk e ka fshehur kënaqësinë e grumbullimit në skuadër.


“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time kur shikoj gjithë stafin dhe të gjithë grupin. Më kanë munguar shumë. Vij në një grup që ka shumë lojtarë që luajnë dhe janë aktivizuar shumë me klubet e tyre, kjo do na japë një besim të madh për ndeshjen e ardhshme”, është shprehur ai.

Rikthimi i Ajetit

“Më duket që ka kaluar një kohë shumë e madhe, jam shumë i lumtur që rikthehem. Kombëtarja jonë ka pasur gjithmonë një grup të mirë, siç është edhe tani. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe kjo më bën të ndihem akoma më mirë”.

“Kur jemi në kombëtare të gjithë luajmë me zemër dhe japim shpirtin. Ndeshjet që vijnë janë të vështira dhe ne nuk nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin dhe siç e thashë këto ndeshje, sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë sepse kemi luajtur këtu dhe e dimë çfarë fushe e vështirë është kjo. Ne duhet të japim 100 për qind”.

“Ne jemi profesionistë, e njohim njëri-tjetrin, kemi ndeshje në këmbë dhe njohja me njëri-tjetrin na bën më të lehtë dhe pavarësisht kohës së pakët në dispozicion për të përgatitur ndeshjet, jam optimist se do ia dalim. Nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. Edhe Franca me një emër të madh ka pasur vështirësi, e dimë se çfarë na pret dhe duhet të fokusohemi te gjërat që na jep trajneri”, ka thënë tutje 27-vjeçari.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori