LAJMI I FUNDIT:

Arkitekti i njohur britanik ofron ndihmë në rindërtimin e qytetit Kharkiv në Ukrainë

Arkitekti i njohur britanik ofron ndihmë në rindërtimin e qytetit Kharkiv në Ukrainë

Arkitekti britanik Sir Norman Foster, i njohur për restaurimin e Pallatit Reichstag në Gjermani dhe për projektimin e Urës së Mijëvjeçarit në Londër, ka ofruar të ndihmojë në rindërtimin e qytetit ukrainas të Kharkiv, i shkatërruar pjesërisht si pasojë e agresionit rus.

Fondacioni i arkitektit 86-vjeçar tha se Foster foli përmes videokonferencës të hënën me Igor Terekhov, kryebashkiakun e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sir Norman i paraqiti atij një plan për të rindërtuar qytetin, ku një e katërta e ndërtesave janë shkatërruar që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë, më 24 shkurt.

Gjyshja ukrainase që i mbijetoi holokaustit: Nuk më kanë vrarë Hitleri e Stalini – nuk do t’ia arrijë as Putini
Lexo po ashtu Gjyshja ukrainase që i mbijetoi holokaustit: Nuk më kanë vrarë Hitleri e Stalini – nuk do t’ia arrijë as Putini

I vendosur pranë kufirit me Rusinë, qyteti i Kharkiv ishte skena e luftimeve të ashpra në fillimin e ofensivës ruse, por mbeti nën kontrollin e Ukrainës.

Sir Norman Z. Foster tha se ai dëshironte “të grumbullonte mendjet më të mira me aftësitë më të mira të planifikimit, arkitekturës, dizajnit dhe inxhinierisë në botë për të mbështetur rilindjen e qytetit të Kharkiv”.

Ai tha se hapi i parë do të ishte hartimi i një plani për një “qytet të së ardhmes së afërt dhe planifikimi për jetën e tij për dekadat e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori