LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri shpërndan historinë e dhimbshme të aktores që fitoi në “Oscars”: Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit

Arjola Demiri shpërndan historinë e dhimbshme të aktores që fitoi në “Oscars”: Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo është shquar sidomos për sinqeritetin e saj, duke treguar historitë e trishta të jetës dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar – shpesh duke u kritikuar në opinion edhe për viktimizim.


E për të gjithë ata që kanë menduar se ajo po viktimizohej në tentim për të marrë vëmendje, Arjola tërhoqi një paralele shumë interesante së fundmi.

Arjola Demiri në Big Brother VIP (Foto: Arjola Demiri/Instagram)

Aktorja nga Tropoja publikoi në InstaStory një imazh të aktores me famë botërore, Jessica Chastain, e cila u shpërblye të hënën me çmimin “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2022”.

Jessica Chastain fitoi çmimin "Aktorja më e mirë', gjersa Jane Campion mundi edhe burrat në kategorinë "Regjisori më i mirë"
Lexo po ashtu Jessica Chastain fitoi çmimin "Aktorja më e mirë', gjersa Jane Campion mundi edhe burrat në kategorinë "Regjisori më i mirë"

Aktorja në fjalë ka hasur në shumë vështirësi gjatë jetës, të cilat janë cekur shkurtimisht në postimin që Demiri ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Jessica Chastain, një aktore shumë e talentuar e cila për një kohë të gjatë kisjte vuajtur për punë, me vështirësi të mëdha financiare, mezi ia kishte dalur të mbijetonte. Por tani, falë talentit dhe punës së madhe, është një ndër aktoret më të kërkuara dhe më të vlerësuara. Në moshën 45-vjeçare ajo arriti të fitojë ‘Oscar’-in e parë që me siguri nuk do të jetë i fundit”, shkruhej në postim.

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Dhe me të parë këtë, Arjola e rishpërndau në InsatStory duke shkruar: “Kjo Jessica! Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit”.

Kujtojmë që Arjola doli nga shtëpia e Big Brother VIP në mbrëmjen gjysmëfinale të spektaklit, me një apartament që iu bë dhuratë nga produksioni për të dhe familjen e saj. /Telegrafi/

Jessica Chastain me çmimin “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori