LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri pozon me fustan nusërie

Arjola Demiri pozon me fustan nusërie

Arjola Demiri muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur në faqet rozë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Ajo kishte qëndruar thuajse deri në fund të spektaklit, gjersa dhuroi gjëra të shumta si nga jeta profesionale ashtu edhe në aspektin personal.


Pas daljes nga BB VIP, aktorja nga Tropoja kishte vazhduar angazhimet e zakonshme e së fundmi është përfshirë edhe në modeling.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Ish-aktorja e “O sa mirë” ka mahnitur së fundmi në një paraqitje më ndryshe, siç jemi mësuar të shohim.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

E njëjta ka pozuar me fustan nusërie, ndonëse nuk e kishim parë të tillë e as ndonjë fotografi nga dita e dasmës – në të kaluarën.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, Arjola duket e mrekullueshme dhe tashmë fotografitë u bënë virale në rrjete sociale.

Demiri deri më tani nuk ka bërë të ditur për ndonjë projekt të ri, megjithëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Arjola Demiri (Foto: Instagram)