LAJMI I FUNDIT:

Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Arilena Ara fiton edicionin e 58-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e Festivalit të Këngës në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar, në vend të dytë Elvana dhe në vend të tretë renditet Sara Bajraktari.


Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 22 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’58.

E njëjta pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dalë fituese në mesin e 12-të artistëve pjesëmarrës në natën finale.

Mes lotësh dhe emocionesh, Arilena Ara me performancë të mahnitshme në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSh
Lexo po ashtu Mes lotësh dhe emocionesh, Arilena Ara me performancë të mahnitshme në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSh

“Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, i kam dedikuar jetën muzikës, këndoj gjithmonë për të tjerët”, ka thënë Ara pasi u shpall fituese.

Më tej, Arilena tregon se sot është më e emocionuar se kurrë meqë nëna e saj është në skenë për ta ndjekur nga afër për herë të parë.

“Shkruam një këngë për Lindon Berishën, këngë për jetën time, kam qeshuar, jam gëzuar jam në ankth jam e emocionuar sepse kam mamin në sallë për herë të parë, kam familjen time, miqtë që më ndjekin prej televizionit, falendëroj gjithë bashkëpuntorët e mi”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Ara përndryshe do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, që këtë vit do mbahet në Holandë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori