LAJMI I FUNDIT:

Argjentina merr hua 50 miliardë dollarë nga FMN

Argjentina merr hua 50 miliardë dollarë nga FMN

Argjentina dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë arritur një marrëveshje huaje trevjeçare në vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Me 8 maj, Argjentina kërkoi ndihmë nga Fondi Ndërkombëtar pasi vlera e monedhës së saj u dobësua ndjeshëm në një rënie të investimeve në tregje.


Kjo marrëveshja për Argjentinën shënon një pikë kthese, e cila për vite me radhë shmangi Fondin Monetar pas një krize ekonomike shkatërruese të viteve 2001-2002.

Qeveria thotë se kërkoi financim për të siguruar një rrjet sigurie dhe për të shmangur krizat e shpeshta të vendit.

“Nuk ka magji, Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ndihmojë, por argjentinasit duhet t’i zgjidhin problemet vet”, tha ministri i Thesarit, Nicolas Dujovne, përcjell Telegrafi.

Ai tha se pret një financim të menjëhershëm prej 30 për qind të fondeve, ose rreth 15 miliardë dollarë.

Si pjesë e marrëveshjes, Argjentinës i kërkohet të reduktojë deficitin e saj fiskal në 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2019, nga 2.2 për qind që ishte më parë.

“Kjo masë më në fund do të pakësojë nevojat e financimit të qeverisë, do të vendosë borxhin publik në një trajektore rënëse dhe siç deklaroi Presidenti Macri dhe lehtësoi një barrë nga shpina e Argjentinës”, tha shefja e Fondit Monetar, Christine Lagarde.

Gjithashtu, Argjentina u pajtua që ta mbaj inflacionin në 17 për qind për vitin 2019, 13 për qind për vitin 2020 dhe 9 për qind për vitin 2021. /Telegrafi/