LAJMI I FUNDIT:

Ardon Jashari përfundon në listën e dëshirave të klubit të njohur të La Ligas

Ardon Jashari përfundon në listën e dëshirave të klubit të njohur të La Ligas

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, i cili luan me Luzernin në Zvicër është paraqitur si opsion për mesfushën e Real Betisit.

Jashari ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe me vetëm 20 vite mbi supe është ftuar edhe në ekipin e parë të Përfaqësueses së Zvicrës.


Sipas gazetës AS, Jashari ka përfunduar në listën e dëshirave për mesfushën e Real Betisit.

Megjithatë, Betisi nuk e sheh shumë për këtë sezon, por she te futbollisti një opsion interesant për të ardhmen që megjithatë duhet të lidhet sa më shpejt për shkak të rivlerësimit të mundshëm.

Kjo është arsyeja pse në Betis po shqyrtohet opsioni, në rast të fitimit të parave të shpejta, për të ndërmarrë nënshkrimin e tij dhe të bëjë si me Alex Collado: ta dërgoj në huazim për këtë sezon.

Ish-i i Barcelonës duket se do të huazohet te Las Palmasi, ndërsa për Jasharin tashmë ka një klub më se të interesuar. Bëhet fjalë për gjigantin zviceran, Basel.

Baseli është përpjekur në disa raste të negociojë me Luzernin duke gjetur refuzimin me përgjigje sepse nuk duan ta transferojë Jasharin te ndonjë rival në Ligën Zvicerane. Kjo është arsyeja pse Basel tashmë i ka komunikuar Betisit interesimin për huazimin e Jasharit në rast se ata do të blejnë atë.

Mesfushori 20-vjeçar, Jashari tashmë ka fituar dy paraqitje me ekipin e parë të Zvicrës. Sezonin e kaluar ai luajti 37 ndeshje, në të cilat shënoi një gol dhe dha katër asistime me Luzern. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori