Ardian Bujupi vazhdon të jetë njëri nga artistët më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Përkundër se jeton dhe vepron në Gjermani, ai tashmë ruan raporte mjaft të mira me këngëtarët shqiptarë, ndonëse ka prej atyre që i pëlqen më pak.

Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ndërsa është përballur me sfida të ndryshme.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

I njëjti ishte përfshirë në sfidën ‘Paintball’, ku i duhej të zgjedhte mes personazheve të ndryshme nga pyetjet pikante që iu bënë.

Ardian Bujupi publikon këngën e re "Juliet" Ardian Bujupi publikon këngën e re "Juliet"

I pyetur se ‘këngët e cilit artist në tabelë nuk do i dëgjonte kurrë?’, Ardiani nuk ngurroi të thoshte emrin e këngëtares Samanta Karavella.

Kjo e fundit ishte artistja shqiptare që ‘goditi’ në ‘Paintball’, pavarësisht se deklaroi se nuk ka ndonjë problem me të.

View this post on Instagram

trust the boy 😌♠️

A post shared by Ardian (@ardianbujupi) on Oct 16, 2020 at 12:12pm PDT

Ardiani momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re të quajtur “Juliet”, të cilën e publikoi javën e kaluar.

Për vetëm pak ditë, kënga ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/