LAJMI I FUNDIT:

Ardi Ajdini, “muri i mbrojtjes” te Fushë Kosova që synon të ndjekë hapat e Amir Rrahmanit

Ardi Ajdini, “muri i mbrojtjes” te Fushë Kosova që synon të ndjekë hapat e Amir Rrahmanit

Po konsiderohet si një nga qëndërmbrojtësit më me perspektivë në Kosovë. Paraqitjet e tij kanë qenë fantastike këtë sezon me fanellën e Fushë Kosovës.

Bëhet fjalë për Ardi Ajdinin, talentin me synime të mëdha në karrierë. Se çka e dallon si futbollist, e zbulon 21 vjeçari.


“Unë mendoj që seni kryesor që më ka pruar deri në këtë moment është puna dhe angazhimi që kam bërë. Pavarësisht, situatave unë kam qenë i koncentruar maksimalisht në stërvitje duke punuar,” tha ai.

Shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të tij.

“Fillimisht, të përfundojë këtë sezon dhe normalisht të mbetet Fushë Kosova në Superligë. Pastaj, do të ulemi dhe të flasim me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, që të gjejmë një ekip, i cili do të më jep mua hapësira dhe të zhvillohem sa më shumë si lojtar. Pse jo, me provu me dal edhe në nivele më të larta,” tha Ajdini.

Ai është edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës.

Të jetë në mesin e ‘Dardanëve’ të rinj, për të është një ndjenjë e veçantë.

“Si për çdo futbollist të ri është shumë nder dhe privilegj me qenë pjesë e Konbëtares. Dua të falënderoj trajnerin Afrim Tovërlani dhe stafin e tij që më kanë dhënë mundësinë. Është një motiv shtesë që me i jap edhe më shumë për të pasur paraqitje më të mira,” tha ai.

Është optimist se mund t’i ndjekë hapat e Amir Rrahmanit.

“Për mua gjithmonë ka qenë shembull kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, për arsye se ai ka dalë nga lloçi i Kosovës dhe tani është kampion te Napoli. Kjo për mua është motiv shtesë sepse hapat e njëjtë jam duke i kaluar edhe unë dhe pse jo të arrij nivelin e tij,” tha Ajdini.

Kartonin e Ardi Ajdinit e posedon Prishtina, por është i huazuar te Fushë Kosova. Hapat e parë i ka marrë te 2 Korriku, ndërsa ka luajtur edhe te Besa e Pejës./dukagjini/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori