LAJMI I FUNDIT:

Arbnor Ramadani, njeriu i finaleve dhe kupave: I ka fituar dy radhazi dhe synon ‘het-trikun’ të hënën

Arbnor Ramadani, njeriu i finaleve dhe kupave: I ka fituar dy radhazi dhe synon ‘het-trikun’ të hënën

Të shkosh tre vite radhazi në finale të Kupës, nuk është aspak një gjë e lehtë, por këtë e ka arritur Arbnor Ramadani, madje me dy skuadra të ndryshme.

Mesfushori gjilanas do ta luaj finalen e tretë radhazi në Kupën e Kosovës, ku dy të parat i ka fituar me Llapin në vitin 2021 dhe 2022, madje duke qenë edhe protagonist.


Ramadani i cili feston sot ditëlindjen e 29-të, ishte më meritori edhe që Gjilani është në finale të Kupës pas 20 viteve, pasi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale realizoi golin e fitores ndaj Llapit.

Ai tani mund të quhet njeriu i Kupës së Kosovës, pasi të fitohet ky trofe dy vite radhazi dhe të jesh sërish në finale nuk është aspak e thjeshtë.

Në një prononcim për Telegrafin, Ramadani ka folur për synimet që ka me Gjilanin, ku është triumfi në Kupën e Kosovës ku në finale përballen me Prishtinën.

“Për mua është kënaqësi që do ta luaj finalen e tretë radhazi në Kupën e Kosovës. Pasi i kam fituar dy të parat, është normale që kam edhe më shumë oreks dhe dua edhe të tretën”, tha Ramadani për Telegrafin.

“Është një finale speciale, pasi Gjilani është klubi i qytetit tim dhe klubi ku kam marrë hapat e parë në karrierë. Sigurisht që pas 20 viteve pritje për të shkuar në finale, qëllimi është ta fitojmë atë”, deklaroi Ramadani.

Gjilani objektivin kryesor e kishte daljen në Evropë dhe atë e ka arritur nëpërmjet kampionatit, pasi përfunduan në pozitën e tretë.

Por triumfi në finalen e Kupës së Kosovës do të ishte festë e dyfishtë, pasi përveç se do ta fitonin trofeun ata do të luanin edhe nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës që do të thotë për klubin të ardhura më të mëdha nga garat evropiane.

“Kemi kaluar një vit shumë sfidues dhe vendi i tretë ka qenë një sukses për ne. Megjithatë triumfi në Kupë do ta përmbyllte një vit të mrekullueshëm si për mua ashtu edhe për bashkëlojtarët e mi dhe stafin”, tha Ramadani.

Dy finalet e fituara me Llapin, emocion i papërshkrueshëm 

Ramadani ka kaluar katër vite në Podujevë si futbollist i Llapit, ku në këtë periudhë ai ka qenë lideri i kësaj skuadre.

Ai thotë se dy Kupat e Kosovës të fituara me Llapin kanë qenë një emocion shumë i madh.

“Në Podujevë kam kaluar vitet më të mira në karrierën time. Kam arritur kulmin e formën dhe jam shumë i lumtur që jam larguar me dy Kupa të Kosovës të fituara dhe një Superkupë”.

“Personalisht për mua ka qenë një emocion shumë i madh dhe i papërshkrueshëm të fitoj trofe me Llapin”, u shpreh mesfushori gjilanas.

E cilëson ndeshje shumë të vështirë finalen ndaj Prishtinës

Gjilani në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, të hënën do të përballet me Prishtinën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 18:00.

Prishtina ka përfunduar e pesta në kampionat dhe synon triumfin në Kupë në mënyrë që të dalë në garat evropiane.

29-vjeçari e cilëson si një përballje shumë të vështirë, pasi ndeshja do të luhet në terrenin e Prishtinës.

“Nuk ka asnjë finale të lehtë dhe kjo dihet. Ne sigurisht që jemi përgatitur për të dhënë më të mirën dhe qëllimi është ta sjellim trofeun në Gjilan, por Prishtina është një skuadër e madhe që nuk është asnjëherë e lehtë ta mposhtësh”.

“Këtë edicion jemi përballur katër herë me Prishtinën dhe i dimë pikat e forta dhe të dobëta që kanë dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë duel”,tha Ramadnai.

Ai nuk preferon të flas për rezultat, por e pranon se do të jetë një përballje e zjarrtë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Nuk mund të parashikohet asnjëherë një finale. Megjithatë unë pres një finale shumë të fortë në fushë dhe të zjarrtë në tribuna pasi pritet spektakël nga tifozët”.

“Shpresoj që në fund të jemi ne ata që do të triumfojmë dhe ta kompletoj het-trikun duke fituar tre Kupa të Kosovës radhazi në tre vite. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme për mua”, deklaroi Ramadani.

Ramadani këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë mes kampionatit dhe Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori