Arbër Zenelit nuk i kanë pëlqyer aspak krahasimet me shokun e ekipit në Përfaqësuesen e Kosovës, Milot Rashica.

Disa mediat dhe faqe të ndryshme sportive kanë marrë “mundin” t’i bëjnë disa sondazhe në formë krahasimesh për yjet e Kosovës.

Dy nga lojtarët që u krahasuan ishin sulmuesi i Werder Bremenit, Rashica dhe ai i Reims, Zeneli.

Zeneli rrëfehet për momentin më të vështirë në karrierë, bisedën e parë me Vojvodën, ndihmën nga FFK dhe Reims si dhe shokun te Kosova që e ka telefonuar më së shpeshti Zeneli rrëfehet për momentin më të vështirë në karrierë, bisedën e parë me Vojvodën, ndihmën nga FFK dhe Reims si dhe shokun te Kosova që e ka telefonuar më së shpeshti

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Zenelit, i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke iu kërkuar tifozëve dhe mediave mos të nxisin urrejtje mes lojtarëve.

Rashica duke ia kushtuar festën e një fitoreje Zenelit të lënduar

“Së pari: nuk më intereson se çka qitni në mediat sociale, por ju lutem mos bëni urrejtje në mes te lojtarëve”.

“Pa marrë parasysh, asnjë lojtarë, asnjë kombëtare nuk i krahason lojtarët se cili është më i mirë ose më i dobët. Në Kosovë kjo po ndodh”.

Rashica dhe Zeneli duke festuar së bashku një fitore të Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Ju lutem mos bëni krahasime, nuk është e nevojshme. E tërë kombëtarja janë të mirë, as njëri dhe as tjetër nuk munden me luajt lojën pa njëri-tjetrin”.

“Faleminderit për mirëkuptim. Arbër Zeneli”, ka shkruar sulmuesi i Kosovës në profilin e tij. /Telegrafi/

Postimi që ka mllefosur Arbër Zenelin (Foto: Instagram/azeneli17)