Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor të përfaqësueses kuqezi.

Në ceremoninë festive nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar.


Mes të pranishmëve u panë presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, si dhe futbollistët e Kombëtares Elseid Hysaj, Mirlind Daku, Bujar Pllana, Julian Shehu, Ardian Ismaili, Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.

Atmosfera në dasmë ishte mjaft festive, me lojtarët dhe të ftuarit që u panë duke shijuar mbrëmjen dhe duke festuar së bashku një nga momentet më të rëndësishme në jetën e Arbër Hoxhës.

Të ftuarit i disponuan me këngë dyshja Afrim Muqiqi dhe Sabri Fejzullahu.

Dasma vjen në një periudhë të veçantë për futbollistin, i cili zgjodhi të kurorëzojë dashurinë e tij menjëherë pas angazhimeve me Kombëtaren shqiptare gjatë muajit qershor. /Telegrafi/