Modelja e njohur, Arbenita Ismajli konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë e dëshmon në secilën paraqitjen që bën.

Modelja nga Kumanova ndiqet nga një numër i madh personash në rrjetin social, Instagram ku edhe sjell imazhe dhe fotosesione të shumta.


Në prag të Ditë së të Dashuruarve, Arbenita postoi disa foto të reja, teksa u shfaq e veshur e tëra në të kuqe.

arbenitalsmajli 273786568 365088758478189 4960522165672712697 n Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Me një veshje me ngjyrë të kuqe, kroset të kombinuar me një mini-fund nga sateni, modelja vuri në pah linjat e formësuar të trupit.

arbenitalsmajli 273739997 2976475915927988 6679165657730277598 n Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Pamjen e saj joshëse, ajo e kompletoi me grim të theksuar, aksesor ari dhe sandale me taka të larta.

arbenitalsmajli 273704294 256791229820411 3682723931846037406 n Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

“Ndonjë ide për dhuratën e Shën Valentinit”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

arbenitalsmajli 273885252 987457618862904 5217597711604156480 n Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që modelja dhe partneri i saj, reperi Fero u bën prindër për herë të parë vitin e kaluar. /Telegrafi/