LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të shtyjnë rezervimet për Haxh

Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të shtyjnë rezervimet për Haxh

Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve, që planifikojnë të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit, të shtyjnë rezervimet e tyre për shkak të pandemisë me coronavirus.

Ministri i Haxhit, Mohammed Banten ka thënë se Mbretëria Saudite është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve dhe u ka bërë thirrje njerëzve “të presin para krijimit të kontratave”.


Rreth dy milionë persona ishte pritur që të udhëtonin në Mekë dhe Medinë në korrikun dhe gushtin e këtij viti për të qenë pjesë e ceremonisë fetare.

Myslimanët që janë fizikisht mirë, duhet të kryejnë Haxhin të paktën një herë në jetë.

Pelegrinazhi tjetër, Umra, tashmë është pezulluar, si masë parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.

Njerëzve u është ndalur hyrja në Mekë dhe Medinë, ashtu sikurse edhe në kryeqytetin Riad, teksa autoritetet saudite luftojnë shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që ka infektuar të paktën 1,563 persona dhe ka marrë jetën e 10 personave tjerë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori