Pasi në muajin mars largoi aplikacionin “Calendar 2” për kompjuterat Macintosh sepse gërmonte kriptovaluta në sfond, Apple rishikoi politikat e përdorimit të App Store duke ndaluar këtë fenoment në të gjitha platformat e Apple.

Megjithatë Apple do të lejojë kriptovalutat në platformë dhe qëllimi i vetëm është ndalimi i individëve që duan të shfrytëzojnë konsumatorët e App Store, përcjell Telegrafi.

Duke qenë se App Store virtualisht është i vetmi vend ku mund të shkarkohen aplikacione për iPhone, iPad, iPod, Apple TV, Apple Watch, vendimi i Apple ndalon përgjithnjë gërimin e kriptovalutave.

Në macOS përdoruesit mund të marrin aplikacione jashtë Mac App Store. /Telegrafi/