LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Aplikacioni i ri u dëshmua efektiv për ndalimin e pirjes së duhanit

Një universitet japonez dhe një kompani mjekësore thanë të enjten se një aplikacion i telefonit që ata kanë zhvilluar ka dëshmuar të jetë efektiv për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë larg duhanit.

Universiteti Keio dhe CureApp Inc thanë se planifikojnë të marrin miratimin e qeverisë për aplikacionin si një mjet mjekësor ndoshta për  lansim në pranverën e ardhshme, kështu që përdorimi i tij në luftimin e varësisë ndaj nikotinës mund të mbulohet nën sistemin e sigurimeve shëndetësore publike.

Aplikacioni i lejon një pacienti të regjistrojë nivelin e monoksidit të karbonit në frymëmarrjen e tij, të matur me një pajisje të veçantë, së bashku me gjendjet  tjera shëndetësore.

Aplikacioni gjithashtu ofron këshilla mjekësore që i përshtaten gjendjes së pacientëve.

Subjektet e bazuara në Tokio zhvilluan testime të aplikacionit për rreth 570 njerëz që kërkonin ndihmë mjekësore në 31 institucione mjekësore në vend, nga tetori 2017 deri në fund të vitit 2018.

Ata zbuluan se 64 për qind e pacientëve që përdorën aplikacionin nuk pinin më duhan gjashtë muaj më vonë, rreth 13 për qind më shumë se grupi që nuk kishin lënë duhanin.

Duke ofruar mbështetje jashtë spitaleve, aplikacioni ndihmon pacientët të luftojnë mentalisht betejën kundër varësisë nga nikotina, thanë ata. /Telegrafi/