LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni Slack mundëson errësimin e ekraneve në të gjitha telefonat (Foto)

Aplikacioni Slack mundëson errësimin e ekraneve në të gjitha telefonat (Foto)

Shfrytëzuesit e telefonave të zgjuar, nuk e kanë problem të shikojnë në një ekran të errët, vetëm që bateria t’ju zgjatë sa më shumë.

Mirëpo, ky opsion nuk ishte pjesë e të gjitha këtyre pajisjeve, pasi nuk ofrohej mbështetje edhe për sistemet beta, transmeton Telegrafi.


Shkarkimi i aplikacionit nga Slack, mundëson që të gjithë përdoruesit e telefonave, të kenë mundësinë e errësimit, madje shumë lehtë.

Përdoruesit e iOS dhe Android, vetëm duhet të klikojnë në tri pikat që ndodhen lartë dhe të kërkojnë Settings, pastaj të rrëshqasin në anën tjetër mundësinë e Dark Mode.

Ky opsion i japë një shndritje të lehtë shkronjave, që të shihen sa më mirë në sfondin e zi, për ta bërë sa më të lehtë edhe përdorimin e përcjelljes së kanaleve të ndryshme. /Telegrafi/