Platforma Netflix ka shënuar një tjetër sukses me filmin e ri aksion “Apex”, i cili është kthyer shpejt në fenomen global.

Vetëm tre ditë pas publikimit, filmi ka arritur rreth 38 milionë shikime, duke u renditur ndër titujt me rritjen më të shpejtë në platformë gjatë këtij viti.


“Apex” u publikua më 24 prill dhe që një ditë më vonë u ngjit në vendin e parë të filmave më të shikuar në nivel global.

Foto: Instagram

Brenda javës së parë, deri më 26 prill, ai grumbulloi rreth 38.2 milionë shikime, duke u bërë premiera e tretë më e madhe filmike në Netflix për vitin 2026.

Vëmendje të madhe ka marrë edhe kasti i aktorëve, ku përfshihen emra të njohur si Charlize Theron, Taron Egerton dhe Eric Bana.

Performancat e tyre, së bashku me regjinë e Baltasar Kormakur, kanë ndikuar në pritjen pozitive nga publiku dhe kritika.

Sipas ekspertëve, suksesi i filmit lidhet me kombinimin e një rrëfimi dinamik, pamjeve vizualisht mbresëlënëse dhe një fushate të fuqishme marketingu.

- YouTube www.youtube.com

Gjithashtu, algoritmi i rekomandimeve të Netflix ka ndihmuar që filmi të fitojë shpejt audiencë globale.

“Apex” ndjek historinë e një gruaje që, pas një tragjedie personale, tërhiqet në natyrën e egër të Australisë, ku bëhet shënjestër e një gjuetari të rrezikshëm. Ajo që nis si një arratisje nga e kaluara, shndërrohet në një luftë brutale për mbijetesë.

Filmi ndërthur elemente të trilerit psikologjik, aksionit dhe zhanrit, kombinim që ka ndikuar drejtpërdrejt në popullaritetin e tij të madh. /Telegrafi/