LAJMI I FUNDIT:

Anxhela Peristeri flet për emocionet përpara performancës në “Eurovision 2021”, zbulon disa detaje të tjera

Anxhela Peristeri flet për emocionet përpara performancës në “Eurovision 2021”, zbulon disa detaje të tjera

Tashmë prej disa muajsh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e saj në kompeticionin muzikor “Eurovision”.

Fjala është për artisten Anxhela Peristeri, e cila do të ngjitet në skenë në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.


E njëjta do përfaqësojë këtë vit Shqipërinë me projektin “Karma”, që njëherësh ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla.

Këngëtarja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun, ku ka folur për emocionet para Eurovisionit dhe përgatitjet për t’u ngjitur në skenë.

Peristeri bëri të ditur se përsa i përket performancës, do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste me të cilën ka rënë në kontakt nëpërmjet e-mailit.

Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale në “Eurovision”
Lexo po ashtu Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale në “Eurovision”

Duke marrë parasysh faktin që jetojmë në një kohë pandemie dhe mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar tërësisht, do të jetë vetëm një audiencë e kufizuar që do të lejohet të marrë pjesë në Eurovision – në Roterdam të Holandës.

Anxhela ka theksuar gjithashtu një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovisionit. Sipas saj dhe grupit organizativ do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.

“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.

Teksa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me coronavirus, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet”.

Sidoqoftë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori