LAJMI I FUNDIT:

Anwar Hadid më se i dashuruar me Duan, publikon një fotografi duke i dhuruar puthje të zjarrtë të dashurës së tij

Anwar Hadid më se i dashuruar me Duan, publikon një fotografi duke i dhuruar puthje të zjarrtë të dashurës së tij
Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.

Dyshja e shoqërojnë njëri-tjetrin thuajse në çdo paraqitje që Dua ka në eventet e rangut botëror.

Ata janë shumë të ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat numërojnë me miliona fansa.


Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Shpesh, çifti ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, teksa në momente të rralla nuk hezitojnë të ndajnë edhe ndonjë çast intim.

Dua Lipa flet për Kosovën në emisionin e famshëm në Amerikë, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”
Lexo po ashtu Dua Lipa flet për Kosovën në emisionin e famshëm në Amerikë, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Anwar publikoi së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqej duke i dhuruar një puthje të zjarrtë të dashurës së tij.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë nguruar që këtë dashuri ta shprehin hapur para opinionit.

Dua përndryshe së fundmi publikoi këngën “Future Nostalgia”, për t’i paraprirë albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, që do të publikohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori