Anulohet miqësorja e Kosovës me Panamanë

Lajmin e ka konfirmuar për “Sport Plus”, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, duke thënë se Kosova është duke e kërkuar një kundërshtar tjetër nga Amerika Jugore dhe brenda pak ditëve do të dihet se çka do të ndodhë.
“Kosova është duke e kërkuar një kundërshtar tjetër në Amerikën Jugore, pasi ndeshje me Panamanë nuk do të luhet, për arsye se nuk kemi mundur të merremi vesh për zhvillimin e takimit dhe kështu tani duhet ta gjejmë në shtet tjetër”.
“Nëse nuk do të gjejmë kundërshtarë tjetër, atëherë nuk do të udhëtojmë fare për të luajtur kundër Kanadasë sepse nuk mund të shkojmë vetëm për një ndeshje në Amerikë”, ka deklaruar nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































