LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni: Kreshnik Bekteshi ka ndërhyrë në punësimin e motrës së tij

Antikorrupsioni: Kreshnik Bekteshi ka ndërhyrë në punësimin e motrës së tij

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sipas Komisioni për Anti-korrupsion ka ndërhyrë në punësimin e motrës së tij.

Në takim me mediat Komisioni për Anti-korrupsion zbardhi se Ministria ka mundur të bëjë presione të drejtpërdrejta në MEPSO pasi pikërisht ministria e tij i krijon politikat energjetike.


Sipas të dhënave pas shqyrtimit të dokumenteve të punësimit të motrës së tij, ato janë paraqitur nga e njëjta adresë në të cilën jeton edhe ministri. Ndërkohë të dyshimta janë edhe punësimet e deputetit dhe sekretarit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski.

Respektivisht për punësimin e gjyshit të tij Borçe Popovski në ELEM Novaci, motrës Mirjana Josifovska në Regjistrin Qendror dhe vjehrrës së tij Meri Popovska.

Ndërkohë Komisioni për Anti-korrupsion ka ngritur edhe dy procedura kundërvajtësve kundër presidentit Ivanov për avancimin e dy eprorëve të Armatës gjatë periudhës zgjedhore e cila paraqet mos respektim të kodit zgjedhor dhe ligjit për konflikt interesash.

Komisioni për Antikorrupsion nis procedura për kundërvajtje ndaj presidentit Ivanov
Lexo po ashtu Komisioni për Antikorrupsion nis procedura për kundërvajtje ndaj presidentit Ivanov