LAJMI I FUNDIT:

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’
Foto: Arkiv

Deri në fund të javës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të vijnë 71 fluturime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara.


Sipas Garës, deri më 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje.

“Nga data 1 – 7 shkurt kemi pasur 85 fluturime në ardhje, ndërsa nga data 8 – 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje”, tha Gara për Telegrafin.

Ndryshe, si pasojë e pandemisë COVID-19, ANP “Adem Jashari” gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 1.2 milionë udhëtarë më pak.

​Mbi një milion udhëtarë më pak në ANP 'Adem Jashari' gjatë pandemisë COVID-19
Lexo po ashtu ​Mbi një milion udhëtarë më pak në ANP 'Adem Jashari' gjatë pandemisë COVID-19

Kurse, vitit e kaluar janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pak.

Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 kanë qenë, Zvicra me 41.41 për qind, Gjermania me 31.87 për qind, Turqia 13.14 për qind, Austria me 5.10 për qind, Britania e Madhe me 3.53 për qind, Suedia me 1.74 për qind dhe Belgjika me 1.42 për qind. /Telegrafi/