LAJMI I FUNDIT:

​Mbi një milion udhëtarë më pak në ANP ‘Adem Jashari’ gjatë pandemisë COVID-19

​Mbi një milion udhëtarë më pak në ANP ‘Adem Jashari’ gjatë pandemisë COVID-19

Një milion e 267 mijë e 751 udhëtarë më pak ka pasur Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin paraprakë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas ANP-së, vitit e kaluar janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pak.


“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767. Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit të kaluar kanë qenë, Zvicra me 41.41 për qind, Gjermania me 31.87 për qind, Turqia 13.14 për qind, Austria me 5.10 për qind, Britania e Madhe me 3.53 për qind, Suedia me 1.74 për qind dhe Belgjika me 1.42 për qind. /Telegrafi/