LAJMI I FUNDIT:

Anna Kendrick tregon pse nuk shoqërohet me beqare

Anna Kendrick tregon pse nuk shoqërohet me beqare

Aktorja hollivudiane, Anna Kendrick, ka treguar arsyen pse nuk ka një shoqe të ngushtë.

31-vjeçarja i urren shumë dasmat dhe organizimin e tyre, kështu që shmang miqësitë me femra beqare në mënyrë që të mos ftohet nëpër dasma, aty ku “ulesh në një tavolinë plot me njerëz të panjohur”.


“I kam tmerr dasmat. Më duket sikur u shmangem atyre vajzave që janë ende beqare, pasi nuk dua të kem të bëj aspak me dasmën e tyre”.

“Pres derisa të martohen që të bëhemi shoqe të ngushta”, ka shpjeguar Kendrick, e cila aktualisht është e zënë me promovimin e filmit “Table 19”,

Filmi flet për një vajzë të re (Anna Kendrick), e cila kalon një dasmë të mërzitshme, e ulur me njerëz që nuk i njeh në një tavolinë që nuk e vë re njeri. /TCH/