LAJMI I FUNDIT:

Ankorohet në Portin e Durrësit jahti 500 milionë dollarësh i Jeff Bezos

Ankorohet në Portin e Durrësit jahti 500 milionë dollarësh i Jeff Bezos

Jahti “Koru” i themeluesit të “Amazon”, Jeff Bezos, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në Portin e Durrësit.

Anija e cila kap vlerën e 500 milionë dollarëve është ankoruar në kalatën nr.5 të portit, ku do të qëndrojë për rreth 5 orë, raporton Euronews Albania.


Burime bëjnë me dije se shkak i ardhjes së superjahtit të Bezos në Shqipëri është furnizmi me 170 mijë litra naftë.

Ajo që e bën të dallueshëm jahtin luksoz të miliarderit amerikan është skulptura prej druri e të dashurës së tij Lauren Sanchez, që ndodhet në pjesën e përparme të anijes.

Jahti, i cili është më i madh me vela në botë, përmban tre shtylla të larta dhe disa kuverta, duke përfshirë një me pishinë, sipas Boat International.

Koru është një nga simbolet më të rëndësishme të traditave maori dhe simbolizon fillimet e reja. Bezos e emërtoi me një emër të tillë anijen për shkak të fazës së re të jetës së tij, ndryshimeve pozitive, rritjes personale dhe shpresës për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori