LAJMI I FUNDIT:

Ankohen kuksianët: Patatja nga Kosova po rrënon ekonominë tonë (Video)

Ankohen kuksianët: Patatja nga Kosova po rrënon ekonominë tonë (Video)

Fermerët e Kukësit prodhojnë ndoshta pataten më të mirë në Ballkan. Kjo gjë duhet të ishte fitim për ta. Por pikërisht në Kukës mbërrin prodhimi i fermerëve të Kosovës apo nga Korça. Kurse vetë kuksianët përfundojnë ndoshta duke e groposur pataten e tyre.

Fermerët në Kukës janë në pikun e vjeljes së patates. Është produkti më i kërkuar dhe autokton i zonës e që dallohet për cilësi të lartë. Mundi është shumë i madh.

Punojnë gjatë gjithë viti për pataten dhe e kanë të vetmin burim të ardhurash. Por problemi i madh i tyre është tregu.

Banori 1: “Për tregun e kemi të vështirë, vjet kemi humbur shumë shumë me patatet, e kemi shitur me 30 lekë.”

Thonë se nuk i mbulojnë dot shpenzimet, farërat, pesticidet apo transportin. Tregtarët ua kërkojnë me çmim të ulët, për të cilin nuk kanë leverdi.

Banori 2“Patatja e verdhë me shku me 25 lekë është gjynah.”

Në Kukës çdo vit prodhohen rreth 7 mijë tonë patate, e pjesa më e madhe e tyre përdoret për nevojat e tregut të brendshëm.

Ende nuk është arritur markimi i saj dhe certifikimi i standartit edhe pse disa shoqata të bujqësisë po merren me këtë proces./ABC News