LAJMI I FUNDIT:

Anita kërkon nga Ramushi rrogën e trembëdhjetë (Video)

Anita kërkon nga Ramushi rrogën e trembëdhjetë (Video)

Pas shumë kthesave që kishte në jetë, shumë fort i mposhti ato si nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar.

Është kjo Anita Muçaj – Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Anita Haradinaj ka treguar se ndihet mirë si gruaja e kryeministrit të Kosovës, fal punës së mirë që po e bën ai për vendin.

“Mirë është, mirë ndjehem mirë. Ne kemi pas shumë sfida përgjatë rrugëtimit tonë deri këtu, prandaj duket që e kemi marrë me entuziazëm, edhe Ramushi e ka marrë me entuziazëm, edhe po punon mirë, të paktën kështu e kam Feedback-un, që e marr nga njerëzit, nga qytetarët, nuk më ka ndodhë akoma të më thotë dikush që është i pakënaqur me punën e Ramushit, përveç ca deklarata koti që i shoh nëpër portale”, tha Haradinaj.

Sipas saj qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me qeverinë Haradinaj, të cilin e cilësoi si 100 ditëshin më produktiv krahasuar me 100 ditshat e qeverive tjera.

E pyetur sesa i ndihmojnë njëri-tjetrit në karrierë, u shpreh se ajo më shumë e ndihmon kryeministrin Haradinaj, pasi që ky i fundit është më i angazhuar, mirëpo pohon se përkrahjen e tij e ka gjithmonë.

Bashkëshortja e kryeministrit për fundvit dhuratë nga ai ka kërkuar rrogën e trembëdhjetë, liberalizimin e vizave dhe një Kosovë më të mirë për fëmijët.

“Meqë jemi në festat e fund vitit dhe jemi në prag të përmbylljes së vitit, ne të gjithë jemi punëtorë me rroga domethënë, me që jemi në kohën e bërjes së dhuratave, e kisha lutur të na bëjë dhuratë rrogën e trembëdhjetë, po si qytetare që ballafaqohemi çdo ditë me probleme do të kisha dashur edhe unë si kërkesa e shumicës së kosovarëve që është: Një Kosovë më e mirë, me zhvillim ekonomik më të mirë, me liberalizim vizash dhe me mundësi më të mira për të ardhmen e fëmijëve tonë”,është shprehur ajo.

Brenda shtëpisë së personazheve VIP për Vitin e Ri, si e festuan ata ardhjen e 2018? (Foto)
Lexo po ashtu Brenda shtëpisë së personazheve VIP për Vitin e Ri, si e festuan ata ardhjen e 2018? (Foto)

Për gjendjen financiare në familje ajo thotë se janë të konsoliduar mirë, edhe pse ata nuk varen vetëm nga pagat mujore, sepse të hyrat më të mira i kanë nga qiraja e shtëpisë në Dragodan.

“Unë punoj, kam një biznes timin privat, punoj edhe në televizion, edhe Ramushi me punën e tij, pothuajse si barabartë i kemi pagat mujore. Megjithëse si të hyrë më të mirë e kemi qiranë e shtëpisë në Dragodan, edhe pse një pjesë e qirasë shkon edhe për kredinë e kësaj shtëpisë ku jemi tani, po që mirë jemi konsoliduar, mirë”, ka shtuar Muçaj-Haradinaj.

Për obligimet familjare ajo thotë se pothuajse gjithçka është barrë mbi supet e saj, edhe pse me bashkëshortin e saj konsultohet para marrjes së çdo vendimi.

Jetën martesore që ajo e bënë me kryeministrin, Ramush Haradinja e quan shoqërore dhe transparente, frymë në të cilin mundohen që edhe tre fëmijët e tyre t’i edukojnë.

“Po ne këtë raport që tash e 14 vjet e kemi edhe besoj që edhe për ju e për të gjithë është i njohur, jemi shumë shokë, e kam thënë shumë herë shokë burgu, jemi partnerë në çdo sferë të jetës, kemi një raport shumë korrekt, jo klasik burrë-grua, por një raport më shoqëror, më të hapur, transparent ndaj njëri-tjetrit. Në këtë frymë, mbi këto baza, mbi këto vlera, ne jemi munduar që t’i rrisim dhe edukojmë edhe fëmijët, prandaj si familje funksionojmë shumë normal, po thuaje si shumica e familjeve të Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas bashkëshortes së tij është romantik, madje më shumë se ajo vet.

Buqetat me lule janë dhurata që më së shpeshti i bën Ramushi bashkëshortes së tij.

E për dhuratat e Vitit të Ri ajo thotë se fëmijët ende nuk i kanë shkruar kërkesat e tyre për “Babadimrin”, por nga ta ka kërkuar që të jenë më kursimtar në kërkesat e tyre.

Përveç rolit të nënës dhe bashkëshortes, Anita Haradinaj punon edhe si moderatore lajmesh në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ndërsa muaj më parë është bërë ambasadore e iniciativës humanitare “TI JE NJË LULEDIELLI” e cila ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët më sëmundje gjaku.

Bashkëshortja e liderit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ka uruar vit më të lehtë, fat dhe mbarësi. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori